KV Suti Sport nga Peja, ka arritur të kurorëzohet me titullin e kampionit, në konkurrencën e femrave në grupmoshën U18.
Volejbollistet pejane shënuan fitore prej 3:0 në finale ndaj KV Gjinoci.
"Rezultati ishte i ngushtë në sete dhe ndeshja kaloi me rivalitet të madh në secilin prej tri periudhave të luajtura, ku Suti Sport triumfoi 25:22; 25:20; 25:21.
Kupën e Kampionit, fitueseve ua dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse medaljet u ndanë nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi.
FVK e përgëzon KV Suti Sport për suksesin e arritur në këtë grupmoshë", njofton FVK.