Seria e finaleve ka shkuar në minimumi 4 ndeshje, në takimet mes Dritës e Skenderajt.
"Pas avantazhit që kishte Drita (2-0), Skenderaj e fitoi finalen e tretë në Gjilan, për ta bërë të domosdoshme zhvillimin e të paktën katër finaleve në këtë seri.
Kjo njëherit ishte fitorja e parë e Skenderajt në këtë seri finalesh, e poashtu e para sivjet në përballjet direkte me Dritën.
Secila prej tyre është mbyllur 3-2, e mbetet të shihet nëse edhe ndeshja e katërt do të rezervojë spektakël të veçantë.
Pritet që palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj, të jetë e mbushur me tifozë, të cilët do ti japin hijeshi kësaj serie finalesh.
Ndeshja zhvillohet të enjten, më 9 maj, nga ora 20:15", njofton FVK.