Yllka Jashari e Melirona Avdullahu dhe Erion Bajrami e Eron Murseli, dolën të parët

Volejboll

Yllka Jashari e Melirona Avdullahu dhe Erion Bajrami e Eron Murseli, dolën të parët

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:26
Fituesit e garës

Me organizim të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), pas dy ditë garash, është mbyllur edhe kampionati i grupmoshës U22

20 ekipe pjesëmarrëse, 8 te femrat e 12 te meshkujt, i kanë dhënë kësaj gare sharm, rivalitet dhe konkurencë, në kërkim të titullit të kampionit.

Në fushat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), në konkurencën e meshkujve u zhvilluan 19 ndeshje, si dhe 13 te femrat, me gjithsej 32 ndeshje në këtë kampionat.

U zhvilluan gjysmëfinalet e finalet, të cilat i nxorrën edhe çiftet kampione.

Te femrat u shpallën kampione Yllka Jashari e Melirona Avdullahu, të cilat në finale mposhtën dyshen Floriana Berisha e Erona Qerreti, ndërsa vendi i tretë i takoi dyshes Erëza Rushiti/Altuna Ibrahimi.

Në konkurencën e djemve Erion Bajrami e Eron Murseli patën paraqitjen më të mirë, duke u shpallur kampionë të kësaj grupmoshe.

Ata në finale e mposhtën dyshen Enes Shabani/Yll Salihu.

Në vendin e tretë te djemtë u rangua ekipi Dilon Latifaj e Erind Qalaj.

Ekipeve fituese, Kupën e kampionëve dhe medaljet ua dorëzuan presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.

Ky ishte kampionati i parë i Kosovës në BeachVolley për këtë vit, si dhe do të vazhdojë me garat U18, U20 dhe te seniorët..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat