Valmira Ramadani: Ja kush na bën të dallohemi nga të gjithë 

Volejboll

Valmira Ramadani: Ja kush na bën të dallohemi nga të gjithë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 maj 2024 Në ora: 14:01
Valmira Ramadani

Drita e Gjilanit po tregon fuqinë e saj vit pas viti, duke u stolisur me trofe falë punës së palodhshme të kryetrajnerit Lorik Ilazi së bashku me kryesinë dhe lojën e shkëlqyeshme të vashave.

Fitorja e mbrëmshme me rezultat 3:0 në finalen e katërt të play-off-it, ishte dëshmia më e mirë se Drita është më cilësore se Skenderaj dhe me meritë janë kampione. 

Volejbollistja e spikatur, Valmira Ramadani, që luan në pozitën e qendrës, shprehet krenare për suksesin e radhës, duke e kompletuar edicionin me Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.

Ramadani është prej lojtareve më dinake në fushë dhe në momente kur më së paku e pret rivalja, të ndëshkon me goditje mjeshtërore.   

“Drita kampione padyshim mendoj se thellë, thellë në vete të gjithë e kemi ditë kampionin e këtij viti si çdo vit tjetër, ishte një sakrifice tjetër. 

Unë mund të them që arma më e fortë ishte puna dhe disiplina që na bëri të dallohemi nga të gjithë”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Drita ngadhënjeu në serinë e fitoreve me rezultat 3:1 ndaj Dritës. 

Në finalen e mbrëmshme ishin rreth 1500 shikues në palestrën e sportit në Skenderaj dhe panë një dominim të kampiones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat