Yllka Jashari i bashkohet Fer Volleyt

Volejboll

Yllka Jashari i bashkohet Fer Volleyt

Nga: K.G. Më: 15 maj 2024 Në ora: 12:51
Yllka Jashari

Volejbollistja e talentuar Yllka Jashari i bashkohet klubit Fer Volley nga Ferizaj.

Fer Volley ka bërë një përforcim të qëlluar duke e kompletuar edhe më shumë ekipin për edicionin e ri 2024-2025.

Yllka ka qenë pjesë e KV Kastriotit të Ferizajt, ndërsa në sportin e beachvolleyt është e pa konkurrencë. 

“Yllka Jashari nënshkruan me Fer Volley. 

 Yllka vjen në Fer Volley nga KV Kastrioti dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e klubit drejt objektivave .

Yllka ishte  pjesë e pandashme e kombëtares së Kosovës në të gjitha kategoritë ( U18, 20, 22 ) duke qenë bartëse kryesore e lojës, gjithashtu Yllka llogaritet si një ndër lojtaret më premtuese që ka Kosova andaj jemi shumë të lumtur që Yllkën do të kemi në radhët tona. 

Gjithashtu Yllka njihet edhe për sukseset e shumta në Beach Volley si kampione e padiskutueshme në Kosovë, si dhe fituese e shumë medaljeve Ballkanike”, njofton KV Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat