Ka përfunduar finalja e 3-të e Kampionatit Kombëtar të moshave U21 - meshkuj.
Vllaznia ka fituar me rezultatin 3:0 ndaj ekipit të Partizanit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Djemtë e drejtuar e trajneri Endri Jukni dhe zv. trajneri Fatjon Çekini kanë arritur të ngrenë lart trofeun e këtij sezoni pas suksesit në finalen e tretë me rezultat të përgjithshëm takimesh, 2:1.
Kupa iu dorëzua kapitenit të ekipit Gilman Talani nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, Ervis Dosti.