Ferizaj mburret që Fjolla Shabani është pjesë e ekipit të tyre

Volejboll

Ferizaj mburret që Fjolla Shabani është pjesë e ekipit të tyre

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:19
Volejbollistja Fjolla Shabani

Volejbollistja Fjolla Shabani i jep edhe më shumë vetëbesim klubit Ferizaj, për t’i realizuar synimet në Superligë në edicionin 2024-2025.

“Fjolla në vitin 2019 është shpallur lojtarja më e mirë në Kosovë.

Ajo ka qenë pjesë e KV Drita me të cilën fitoi shumë kupa dhe u shpall kampione.

Fjolla ishte pjesë e vazhdueshme e Kombëtares së Kosovës në të gjitha garat ku ajo mori pjesë.

Në vitin 2016 në gara ndërkombëtare Fjolla është shpallur lojëtare e ndeshjes kundër kombëtares së Zvicrës, kundër Kombëtares se Suedisë si dhe Estonisë.

Faleminderit për besimin që ti të rikthehesh prapë në ekipin tonë.

Na priftë e mbara në realizimin e objektivave tona”, njofton KV Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat