Cilët janë të parët në beachvolley?

Volejboll

Cilët janë të parët në beachvolley?

Më: 26 maj 2024 Në ora: 20:46
Fituesit

Pas dy ditëve të ngjeshura me maratonike janë mësuar edhe kampionët e grupmoshës U18 në beachvolley, në të dyja konkurrencat.

Në ambientet e Holiday Resort në Sllatinë, 37 ekipe, 17 te femrat dhe 20 te meshkujt, kanë sjellë garë rivalizuese.

Te meshkujt turneu u zhvillua me sistemin me eliminim të dyfishtë me formulën e 24 ekipeve, ku u zhvilluan 38 ndeshje, 35 prej të cilave u arritën nga rezultatet në fushë, kurse 3 ndeshje me rezultat zyrtar 2 me 0 (21:0, 21:0).

Te femrat turneu u zhvillua me sistemin e eliminimit të dyfishtë me formulën e 16 ekipeve, ku 2 skuadra luajtën për parakualifikim.

Gjithsejt në konkurrencën te femrat në program ishin 31 ndeshje, ku 30 ndeshje u arritën nga

rezultatet në fushë dhe 1 ndeshje me rezultat zyrtar 2 me 0 (21:0, 21:0)

Në turne u zhvilluan gjithsejt 65 ndeshje dhe atë 35 te meshkujt dhe 30 te femrat në dy fushat e Holiday Resort në Sllatinë.

Renditja e ekipeve në podium ishte:

Femrat:
1. Fjona Shala/Enda Xhakolli
2. Vesa Beqa/Rina Murtezi
3  Sara Pira/Olta Ahmeti

 Meshkujt:
1. Dilon Latifaj/Erind Qalaj
2 Donat Gërguri/Erion Gashi
3. Doris Gashi/Ylli Veselaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat