Loriana Kuka fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudo

Loriana Kuka fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:25
Loriana Kuka

Loriana Kuka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Xhudistja triumfoi me IPPON ndaj xhudistes turke, Nurcan Yilmaz në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Kuka do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Petrunjela Pavic.

Ndërkohë, sot po garon edhe Shpati Zekaj që është kualifikuar në çerekfinale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat