Loriana Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare

Xhudo

Loriana Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:49
Loriana Kuka

Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.

Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do ta kërkojë të artën pasi të përballet me francezen Chloe Buttigieg.

Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat