Cena: Kosova bëri autoritet

Xhudo

Cena: Kosova bëri autoritet

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:41
Cena

Në Roterdam të Holandës është mbajtur Kampionati Botëror i Xhudos për Polici. Aty shkëlqeu, duke marrë dy medalje të arta, një si garues i pakonkurrencë dhe një tjetër për përbllje me garues më të ri njëzet vjet. Anton Cena me këtë sukses edhe i ka dhënë fund karrierës së tij prej xhudisti. 

Duke folur në "Programin e mëngjesit në RTK", Cena, i cili është gjashtëdhjetë vjeç, ka thënë se për shkak të problemeve shëndetësore ka vendosur që të mos garojë më.

"Shkova në Holandë, garova, luftova dhe fitova të gjitha luftërat. Xhudo është sporti më i vështirë nga të gjitha sportet, por është sport që të bën të fortë.

Po të mos kisha probleme do të vazhdoja të merresha me këtë sport edhe për njëzet vjet", ka thënë ai.

Cena ka treguar që për pesëdhjetë vite është marrë me xhudo. Ai ka thënë se në karrierën e tij ka pësuar shumë lëndime, por asnjëherë nuk është tërhequr nga ky sport, që sipas tij, është "si droga". 

Duke folur për suksesin e xhudistëve kosovarë në botë, ai ka thënë se Kosovës i është rritur shumë autoriteti në botë. "Në Japoni më thanë: si ka mundësi ai shtet i vogël të jetë menjëherë pas nesh me medalje?". 
Më poshtë video e intervistës me xhudistin pejan:.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat