Kuka: Ekipi ynë Olimpik po hyn në fazën finale

Xhudo

Kuka: Ekipi ynë Olimpik po hyn në fazën finale

Nga: K. G. Më: 13 janar 2024 Në ora: 17:39
Majlinda Kelmendi e Driton Kuka

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, trajnere, e udhëhoqi kampin për mrekulli në Itali.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo, tha se janë fazën finale.

“Pas dy javë në Kampet Stërvitore në Itali dhe Austri ekipi po u kthehet detyrave të shtëpisë si dhe garave për Kualifikim në Lojëra Olimpike!

Në Itali kampin me rreth 1500 garues e udhëhoqi Kampionja jonë Olimpike (Majlinda Kelmendi), kurse në Kampin Olimpik në Austri pos përgatitjeve komisioni i trenerëve të Federatës Evropiane bashkë me mua si pjesë e saj analizuam garat, kampet stërvitore, rregullat e xhudos dhe shumë tema me interes për avancimin e sportit tonë.

Ekipi ynë Olimpik tashmë po hyn në fazën finale dhe koha që të punohet shumë dhe me përkushtim!

Disa punuan mirë e disa si duket i ka zënë pak gjumi dimëror pak!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat