Shokohet bota, vdes papritur kampionja e xhudos

Xhudo

Shokohet bota, vdes papritur kampionja e xhudos

Nga: K.G. Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:15
Espinoza Gonzalez

Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare kampionia e xhudos dhe ylli olimpik Maricet Espinosa Gonzalez.

Ajo ka pësuar një atak në zemër, dhe siç raportojnë mediat amerikane, në momentin kur po i nënshtrohej një operacioni, shkruan TMZ.

Ajo kishte një operacion të planifikuar më 21 janar, kur pësoi një atak në zemër, pas së cilës luftoi për jetën.

Espinoza Gonzalez zuri vendin e pestë (- 63 kg) në Kampionatin Botëror në vitin 2011 dhe në karrierën e saj fitoi dy herë medaljen e artë në Lojërat Pan Amerikane në San Jose dhe Guayaquil, ndërsa fitoi medaljen e argjendtë në Havana në 2016.

Ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro dhe e përfundoi garën në raundin e dytë.

Gjatë karrierës së saj ka fituar edhe dy medalje të argjendta në kampionatin kontinental të xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat