Edhe Kuka pa rezultat në Grand Prix

Xhudo

Edhe Kuka pa rezultat në Grand Prix

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:57
Loriana Kuka

Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj janë eliminuar nga Grand Prix-i i xhudos, që po mbahet në Odivelas të Portugalisë.

Të dy pësuan humbje në përballjet e tyre të para.

Kuka, që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, u mposht nga kroatja, Karla Prodan.

Ndërsa, Zekaj pësoi ndaj francezit, Francis Damier.

Shpati Zekaj garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat