Kosova synon medalje në garën prestigjioze

Xhudo

Kosova synon medalje në garën prestigjioze

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:08
Pamje nga një garë

Kosova me tetë garues do të paraqitet në garën prestigjioze Grand Slam në Paris.

Xhudistet tona synojnë medalje në garën prestigjioze që tubon më së shumti shikues. 

Grand Slam Paris mbahet nga 2 - 4 me shkurt.

Ekipi ynë do të paraqitet me 8 xhudistë në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam Paris.

Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.

Nga Kosova 🇽🇰 do të ndeshen këta xhudistë!:

1. Distria Krasniqi (-52 kg);
2. Nora Gjakova (-57 kg);
3. Flaka Loxha (-57 kg);
4. Laura Fazliu (-63 kg);
5. Loriana Kuka (-78 kg);
6. Akil Gjakova (-73 kg);
7. Dardan Cena (-73 kg);
8. Shpati Zekaj (-100 kg).

Distria, Nora dhe Flaka ndeshën të premten, Laura, Akili e Dardani ndeshën të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshën të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat