KOK: Iu urojmë fat tetë xhudistëve në Paris 

Xhudo

KOK: Iu urojmë fat tetë xhudistëve në Paris 

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:31
Kosova

Xhudistet e kombëtares së Kosovës janë të gatshëm për garën prestigjioze Grand Slam që mbahet për tre ditë më radhë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, i uron suksese xhudisteve tona në Paris.  

 “Ekipi Olimpik i xhudos ndodhet në Paris të Francës, ku pas më pak se gjashtë muajsh mbahen Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ekipi ynë prej nesër (e premte) e deri të dielën garon për medalje dhe pikë olimpike në garën e famshme Grand Slam.

Iu urojmë fat tetë xhudistëve: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Shpati Zekaj”, njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat