​Nis sot Grand Slami i xhudos në Paris

Xhudo

​Nis sot Grand Slami i xhudos në Paris

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Ka filluar Grand Slam Paris 2024 ekipi kosovar do të përfaqësohet sot nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.

Akili e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshën të dielën, përcjellë KosovaPress.

Në këtë garë, ekipi nga Kosova do të paraqitet me 8 xhudistë në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam Paris.

Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat