Kosova siguron medaljen në Paris, Distria në finale

Xhudo

Kosova siguron medaljen në Paris, Distria në finale

Nga: K.G.. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Distria Krasniqi gjatë duelit

(E plotësuar) -  Distria Krasniqi lufton për medalje të artë në Grand Slam të Paris. Ajo pas vazhdimeve e mundi japonezen Kisumi Omori.

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale.

Ajo pas një lufte më të mirë e ka mposhtur Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora Gjakova nuk ia doli në duel me francezen, Sarah Leonie Cysiqu.

Nora do të luftojë në repesazh për medaljen e bronztë.

Nora Gjakova ka shënuar fitore ndaj bullgares Ivelina ilieva dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Slam në Paris.

Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale pasi e ka mposhtur Seyun Jang nga Koreja e Jugut.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat