Dardan Cena e kalon sfidën e parë

Xhudo

Dardan Cena e kalon sfidën e parë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Dardan Cena

Dardan Cena e ka nisur mbarë aventurën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar kaloi me sukses në raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e dytë, Cena e mundi me waz-ari xhudistin nga Hong Kongu, Hong Nin Mak.

Në raundin e parë, Cena kaloi pa luftë.

Sot gjithashtu garojnë edhe Akil Gjakova në kategorinë e njëjtë me Dardanin dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat