Edhe Shpati Zekaj është eliminuar nga Grand Slami i Parisit.
Xhudisti ynë u eliminua në 1/8 e finales së kësaj gare.
Zekaj humbi luftën me ukrainasin, Anton Savytskiy, pasi mori tri dënime.
Ai garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Kështu, Kosova mbyll pjesëmarrjen në Grand Slamin e Parisit me një medalje të artë të Distria Krasniqit dhe një të bronztë të Akil Gjakovës.