Nesër Grand Slami i Bakus, Kosova paraqitet me katër xhudistë

Xhudo

Nesër Grand Slami i Bakus, Kosova paraqitet me katër xhudistë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:13
Pamje nga një garë

Nesër do të fillojë Grand Slami i xhudos që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Kosova do të paraqitet me 4 xhudistë në Grand Slam Baku në një konkurrencë mjaft të fortë.

Grand Slam i Bakus do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 62 shtete, 404 garues, nga të cilët 226 meshkuj dhe 178 femra.

Nora Gjakova, Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka janë xhudistët që marrin pjesë në këtë turne.

Nora ndeshet nesër, Laura e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat