Edhe pse e siguroi finalen e Grand Slam Baku të Azerbajxhanit, xhudistja jonë, Nora Gjakova nuk do të mund të garojë në finale, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka.
Kuka shkroi në “Facebook” që Gjakova pësoi një lëndim në muskulin e saj gjatë gjysmëfinales, lëndim ky që e penalizon nga medalja e artë, raporton KosovaPress.
“Nora zgjati një muskul pas 2 minuta luftë dhe me shumë mund e ruajti epërsinë.
Por, ja doli të hyjë në finale ku për fat të keq s’do garoj me sugjerimin e mjekut dhe timin”, shkroi Kuka.