Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Xhudo

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:36
Driton dhe Loriana Kuka

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja nga Kosova u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi.

Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.

Ajo do të garojë në repesazh, ku fillimisht do të ndeshet me ukrainasen, Yelyzaveta Lytvynenkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat