Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh
Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja nga Kosova u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi.
Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.
Ajo do të garojë në repesazh, ku fillimisht do të ndeshet me ukrainasen, Yelyzaveta Lytvynenkon.