Driton Kuka: Loriana fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike

Xhudo

Driton Kuka: Loriana fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:41
Driton Kuka

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (- 78 kg), sot mbetet pa medalje në garën Grand Slam në Baku të Azerbajxhanit megjithatë ka fituar 260 pikë të reja olimpike.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka disa fjalë për xhudistet.   

“Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkëlqyeshme të Norës dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt Paris 2024!

Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!

Loriana sot e 7-ta fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike, por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje,mbetet të shihet.

Dje garuan Laura e Dardani.

Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha.

Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!

Të luftosh në gara të mëdha është dhe duhet të jetë nder e përgjegjësi!

Janë ndërtuar tri Kampione Olimpike në ekipin tim por me garuese që dalin dhe luftojnë deri në atomin e fundit,dhe kjo është me rëndësi.

Në fakt mua si trajner më duhen luftëtar të pakompromis!

Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në Paris2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje.

Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemër e shpirt, luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat