Driton Kuka: Koha për ndryshime

Xhudo

Driton Kuka: Koha për ndryshime

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Driton Kuka

Driton Kuka po e shikon me shqetësim gjendjen e sportit kosovar.

Trajneri i suksesshëm i xhudos shprehet i brengosur me faktin se vetëm një, maksimum dy sporte po arrijnë normë olimpike. Trajneri më i mirë në botë shpreson që gjërat të ndryshojnë para Olimpiadave të viteve 2028 e 2032.

Sipas tij, niveli i lartë sportiv tash e tutje duhet rregulluar më ndryshe, derisa ka insistuar se tash është koha për ndryshime.

Xhudoja ia zbardhi fytyrën Kosovës me sukseset e arritura në dy Olimpiada duke i fituar tri medalje të arta, përmes Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, ndërsa shihet me potencial që t’i sjell vendit tonë medalje olimpike edhe nga Parisi në këtë verë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit Driton Kuka në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat