Në Golem të Shqipërisë po zhvillohet një kamp stërvitor i xhudos ku po marrin pjesë xhudistë nga Kosova dhe Shqipëria. Këto përgatitje po bëhen për të qenë gati për vlugun e madh të garave ndërkombëtare të xhudos, e ku Kosova synon shumë medalje elitare evropiane e botërore.
Me ecurinë e këtyre përgatitjeve është shprehur i kënaqur trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka. Ai ka thënë se po ofrohet koha e garave të njëpasnjëshme, ndërsa ka shtuar se frytet e projektit ‘Kosova shtet i xhudos’ tashmë kanë filluar të shihen edhe në terren.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Golem 2024
Kampi stërvitor Kosovë - Shqipëri me disa mysafir të huaj po shkon mirë!
Sezona e garave në vlugun e saj në krejt grupmoshat.
Tashmë Kosova po garon me afër 45 garues në gara ndërkombëtare dhe të gjithë me nivel serioz.
Projekti #KosovaShtetiXhudos po jep frytet e saj me masovitet gjithandej në klube, seksione e shkolla të xhudos!