Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët e sakrificës së familjes Jashari në luftën për liri dhe pavarësi. Në rastin e shënimit të përvjetorit të 26 të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se sakrifica e Jasharajve është vula e lirisë, duke se Kosova po vazhdon të rritet ditë pas dite.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Vula e lirisë!
Sakrifica sublime e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve e martirëve!
Kosova po rritet e po forcohet dita ditës
Ta duam pa kushte siç e deshën ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë