Kupa Evropiane U-18 në xhudo, e mbajtur në Antalia të Turqisë, ishte aktiviteti i radhës i xhudistëve të rinj, të cilët vlerësohen e ardhme e ndritur.
"Tre xhudiste, Sidorela Dodaj (-52 kg), Enise Zijade (-52 kg) dhe Fiona Kuka (-57 kg), u renditën në vendin e pestë, për të dëshmuar cilësitë e tyre për të ardhmen.
Paraqitje relativisht të mirë patën edhe xhudistë të tjerë", shkruan në faqen e KOK-ut.
Po vijnë emra të rinj në sportin që po e bën krenarë tërë kombin shqiptar.