Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

Xhudo

Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha eliminohen nga Grand Prix Upper Austria

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:45
Kombëtarja e Kosovës

Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.

Xhudistet u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perishiq.

Ndërsa, Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia, Mina Libeer.

Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat