Gjakova e nis me fitore paraqitjen në garën Grand Prix

Xhudo

Gjakova e nis me fitore paraqitjen në garën Grand Prix

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:39
Akil Gjakova

Akil Gjakova e ka nisur me fitore paraqitjen në garën Grand Prix në Linz të Austrisë.

Ai fitoi me uazari ndaj irlandezit Joshua Green.

Lufta i takoi xhiros së dytë në kategorinë deri 73 kg. Akili realizoi aksion të bukur në fillim të luftës dhe më pas kontrolloi situatën deri në fund.

Ndërkohë Dardan Cena pësoi nga Zelemkhan Batchaev i Belgjikës.

Lufta ishte e fortë, ndërsa Batchaev në kohën shtesë realizoi hedhje të bukur në një moment pakujdesie të Dardanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat