Boksierja jonë, Donjeta Sadiku edhe zyrtarisht e siguroi sot kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në turneun kualifikues për në LO Paris 2024, Sadiku e mposhti boksierin italiane, Alessia Mesiano në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, raporton KosovaPress.
Kjo ishte fitorja e katërt për Sadikun, ndërsa pas saj, ajo u pa në emocione të shumta.
Sadiku shpërtheu në lot, ndërsa tha: “Jam krenare që jam shqiptare”.