Alimi lufton për të bronztën në Kupën Evropiane!
Rrezarta Alimi ndeshet për të bronztën në Kupën Evropiane për Junior në Podgoricë.
Në xhiron e parë të repasazhit Alimi ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti garuesen nga Shqipëria, Kasandra Kovaçi.
Për medalje të bronztë ajo do të ndeshet me kroaten Marta Voracek, në kategorinë deri në 63 kg.