Rrezarta rrezaton në Kupën Evropiane

Xhudo

Rrezarta rrezaton në Kupën Evropiane

Nga: K.G. Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:54
Rrezarta në mes garuesve

Trajneri i klubit Polici nga Prishtina, Anton Cena, ka përgëzuar xhudisten Rrezarta Alimi për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për juniore, 

Rrezarta ka treguar formë të madhe në kryeqytetin malazez. 

“Sot në Podgoricë të Malit të Zi garuesja e Klubit të xhudos  Polici –Prishtinë, Rrezarta Alimi është bërë e treta në Kupën Evropiane për juniore.

Andaj urime Rrezes, familjes, garuesve të KJ Polici, trajnerëve Bekim Salihu, Vendim Raci, Kastriot Cena, Linda Cena dhe Thomas Piller! 

Falënderim i fundit dhe më i madhi shkon për Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe. FXHK-në”, ka bërë të ditur Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat