​Kuka lavdëron Donjeta Sadikun: Është me meritë në olimpiadë

Xhudo

​Kuka lavdëron Donjeta Sadikun: Është me meritë në olimpiadë

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:32
Trajneri i xhudos Driton Kuka

Trajneri i xhudos Driton Kuka nuk i ka kursyer fjalët e mira për boksieren Donjeta Sadiku e cila së fundi e arriti normën olimpikë e cila garanton pjesëmarrjen e saj në Lojëra Olimpikë ‘Parisi 2024’.

Kuka ka thënë se Sadiku do të jetë pjesë e olimpiadës në Paris me meritë të plotë dhe e ka uruar për suksesin e saj.

“Urime boksieres Sadiku normën Olimpike që do jetë në Olimpiadë me meritë. Shpresojmë në ende sportist të kualifikohen për Lojëra Olimpike me normë se turizmit sportiv duhet vendosur stopin shteti ynë”, ka shkruar Kukan ë ‘Facebook’.

Më tutje, Kukan ë shkrimin e tij ka kërkuar përkushtim më të madh edhe nga xhudistët, me thek të veçantë nga Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

“Olimpistët Akili dhe Loriana në Linz patën paraqitje që le shumë për të dëshiruar. Akili kishte 4 gara e po aq medalje qysh tash e 7-8 muaj, por jeta sportive nuk ka asnjë alternativë. E tash, katër muaj para Olimpiadës do jem pa kompromis në këtë drejtim!”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat