Driton Kuka i numëron medaljet: Lagjja ‘Aslan Çesma’ në Pejë, një minierë e re!

Xhudo

Driton Kuka i numëron medaljet: Lagjja ‘Aslan Çesma’ në Pejë, një minierë e re!

Më: 19 mars 2024 Në ora: 19:31
Driton Kuka

Driton Kuka i ka numëruar medaljet e fituara nga garuesit e tij, përfshirë këtu ato olimpike, botërore dhe evropiane.

Tri medalje olimpike, shtatë botërore dhe 28 evropiane, janë sukseset e jashtëzakonshme të sportit më të suksesshëm në vendin tonë.

Trajneri më i mirë në botë i xhudos e përmend edhe faktin se lagjja e Pejës, Aslan Çesma, prej nga kanë dalë kampionet olimpike, është një minierë e re.

“Aty ku po prodhohen metalet fisnike për shtetin tonë të ri e kombin Shqiptar.

Edhe diçka, krejt medaljet Shqip flasin”, shkroi Kuka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat