Vashat e kombëtares së Kosovës synojnë medalje në turneun prestigjioz Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistet janë mirë të përgatitura dhe premtojnë maksimumin.
“Kosova do të merr me 4 xhudiste në Grand Slam Tbilisi në Gjeorgji.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 83 shtete, 531 garues, nga të cilët 296 meshkuj dhe 235 femra”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
Kosova do të garojë me këto garuese: Distria Krasniqi (-52 kg); Flaka Loxha (-57 kg); Laura Fazliu (-63 kg); Loriana Kuka (-78 kg).
“Distria dhe Flaka ndeshen nesër, Laura ndeshet të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.
Garuesit tonë kanë udhëtuar bashkë me trajnerin Fatos Tabaku”, njofton FXHK.