Kosova me katër xhudiste kërkon medalje në Gjeorgji

Xhudo

Kosova me katër xhudiste kërkon medalje në Gjeorgji

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:16
Flaka, Laura, Distria e Loriana

Vashat e kombëtares së Kosovës synojnë medalje në turneun prestigjioz Grand Slam në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistet janë mirë të përgatitura dhe premtojnë maksimumin. 

“Kosova do të merr me 4 xhudiste në Grand Slam Tbilisi në Gjeorgji.

Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente,  83 shtete,  531 garues, nga të cilët 296 meshkuj dhe 235 femra”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Kosova do të garojë me këto garuese: Distria Krasniqi (-52 kg); Flaka Loxha (-57 kg); Laura Fazliu (-63 kg); Loriana Kuka (-78 kg).

“Distria dhe Flaka ndeshen nesër, Laura ndeshet të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

Garuesit tonë kanë udhëtuar bashkë me trajnerin Fatos Tabaku”, njofton FXHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat