Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha e kanë nisur me fitore Grand Slamin e Tbilisit.
Distria e cila po garon në katëgorinë deri në 52 kg e kaloi xhiron e parë pa luftë.
Në xhiron e dytë, Krasniqi mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.
Kampionja Olimpike në xhiron e tretë ndeshet me holandezen Naomi Van Krevel.
Flaka Loxha ka fituar në vazhdime në xhiron e parë me 3 dënime për Ippon, kundër koreanes Juhee Kim, në kategorinë deri në 57 kg.
Në xhiron e dytë Loxha ndeshet me spanjollen Malin Wilson Claret.