Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë

Xhudo

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:33
Distria Krasniqi me të bardha

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

"Kampionia olimpike, gjatë rrugëtimit drejt medaljes shënoi katër fitore, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale, kategoria -52 kg.

Ajo shtoi 500 pikë olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi dy fitore dhe u ndal në raundin e tretë, kategoria -57 kg.

Nesër garon Laura Fazliu, pasnesër Loriana Kuka", njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat