Driton Kuka: Kësaj radhe e bronztë por në një rrugëtim drejt medaljes Olimpike 

Xhudo

Driton Kuka: Kësaj radhe e bronztë por në një rrugëtim drejt medaljes Olimpike 

Nga: K.Goca Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:25
Krasniqi

Distria Krasniqi sot shkëlqeu në garën prestigjioze Grand Slam. 

Xhudisja e kombëtares së Kosovës kthehet me medalje të bronztë nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka tha se kësaj radhe fituan medalje të bronztë. 

“Distria 52 kg përsëri sjell medalje për Kosovën!

Kësaj radhe e bronztë por në një rrugëtim drejt medaljes Olimpike ajo po tregon qëndrueshmëri në formën e saj pavarësisht në

çfarë faze të përgatitjeve jemi  për momentin drejt  ‘Paris 2024’.
Flaka Loxha shënoj dy fitore dhe ishte afër të hyj në mesin e koloseve në 57 kg por skishte fat kësaj here!

Nesër garon Laura Fazliu 63 kg e pasnesër Loriana Kuka 78 kg

Grand Slam është garë e nivelit më të lartë të Kupave Botërore në xhudo!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat