Distria Krasniqi sot shkëlqeu në garën prestigjioze Grand Slam.
Xhudisja e kombëtares së Kosovës kthehet me medalje të bronztë nga Tbilisi i Gjeorgjisë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka tha se kësaj radhe fituan medalje të bronztë.
“Distria 52 kg përsëri sjell medalje për Kosovën!
Kësaj radhe e bronztë por në një rrugëtim drejt medaljes Olimpike ajo po tregon qëndrueshmëri në formën e saj pavarësisht në
çfarë faze të përgatitjeve jemi për momentin drejt ‘Paris 2024’.
Flaka Loxha shënoj dy fitore dhe ishte afër të hyj në mesin e koloseve në 57 kg por skishte fat kësaj here!
Nesër garon Laura Fazliu 63 kg e pasnesër Loriana Kuka 78 kg
Grand Slam është garë e nivelit më të lartë të Kupave Botërore në xhudo!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.