Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë

Xhudo

Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:05
Laura Fazliu gjatë garës

Laura Fazliu do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Laura është vetëm edhe një ndeshje afër për të marrë medalje në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Fazliu pësoi me Ippon nga garuesja polake, Angelika Szymanska, kategorisë deri 63 kg.

Deri në këtë fazë, garuesja kosovare erdhi pasi fillimisht eliminoi me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg sërish me Ippon.

Në cerekfinale u ballafaqua me kubanezen Maylin Del Toro.

Atë fillimisht e hodhi bukur për ëazari e më pas me mbërthim siguroi fitoren me Ippon.

Pas kësaj humbje, Laura do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me Joanne Van Lieshout nga Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat