Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se muaji prill po i dedikohet komponentës së “Diplomacisë publike”, e cila është në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.
Sukseset e pandalshme të sportit të xhudos, duke përfshirë këtu organizimin e fundit të Kampionatit të Hapur Evropian të xhudos në Kosovë, kanë bërë që të përmirësohet imazhi pozitiv i vendit tonë, gjë kjo që është shndërruar në një shtyllë jetike të përpjekjeve të diplomacisë publike, raporton KosovaPress.
Muaji prill për Federatën e Xhudos ka filluar me pritjen e ekipit të xhudistëve nga Panamaja.
Ndërkaq përgjatë këtij muaji në Kosovë do të zbarkojnë edhe 100 xhudistë nga 15 shtete të ndryshme, duke forcuar më tej rolin e xhudos si një mjet i fuqishëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.