​Kuka: Edhe në Paris pres medalje nga xhudo

Xhudo

​Kuka: Edhe në Paris pres medalje nga xhudo

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:20
Distria Krasniqi

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 100 ditë deri Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris, Federata Botërore e Xhudos ka rikujtuar suksesin historik të Distria Krasniqi e cila ishte shpallur kampione olimpike në Tokio 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Përmes fotove është shpërfaqur suksesi i xhudistes dhe për këtë postim ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se për medalje do të luftohet edhe në Lojërat Olimp0ike Parisi 2024.

Postimi i plotë i trajnerit Driton Kuka:

Për një ditë të mirë …

Federata Botërore e xhudos përkujton triumfin me foto të bukura të Kampiones sonë Olimpike Disit! Tash diç më shumë se 100 ditë deri te Lojërat Olimpike në Paris!. Kosova tashmë i ka tri medalje olimpike me sportin e xhudos, shpresoj në medalje edhe në Paris.

Ndryshe, Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korrik deri më 11 gusht të këtij viti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat