Prokurori kërkon arrestimin e sportistit të madh të Kosovës, ja arsyeja

Xhudo

Prokurori kërkon arrestimin e sportistit të madh të Kosovës, ja arsyeja

Më: 13 prill 2024 Në ora: 19:52
Gjakova

Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i shtetit për arrestimin e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova.

Ky i fundit të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.

Lajmi për autorizimin për arrestim e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje”.

“Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi për Telegrafin. Akil Gjakova dhe Suela Muminovic janë të martuar tash e katër vite dhe kanë një djalë nga martesa e tyre.

Dyshja janë në proces të divorcit, akt ky që është kërkuar nga Akili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat