Reagon federata për rastin e Akil Gjakovës

Xhudo

Reagon federata për rastin e Akil Gjakovës

Më: 16 prill 2024 Në ora: 21:46
Akil Gjakova

Federata e Xhudos e Kosovës, ka reaguar në rastin e xhudistit Akil Gjakova.

Rapotohet se Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

"Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj", reagon Federata e Xhudos e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat