Akil Gjakova intervistohet nga Policia, dërgohet në mbajtje

Xhudo

Akil Gjakova intervistohet nga Policia, dërgohet në mbajtje

Më: 17 prill 2024 Në ora: 09:58
Akil Gjakova

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e xhudistit Akil Gjakova.

Ky i fundit është arrestuar pasi është vetë dorëzuar mbrëmë rreth orës 22:05 minuta.

Detaje për rastin ka dhënë sot Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se xhudisti është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat