Kërkohet një muaj paraburgim për Akil Gjakovën

Xhudo

Kërkohet një muaj paraburgim për Akil Gjakovën

Më: 17 prill 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunës në familje, xhudistin Akil Gjakova.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën. Nesër mbahet seanca në Gjykatën Themelore të Pejës”, ka thënë Nikçi.

Gjakova është dorëzuar mbrëmë në Policinë e Kosovës pas kalimit në pikën kufitare në Merdar. Një ditë para dorëzimit, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Akili paraprakisht kishte njoftuar se është jashtë Kosovës dhe sapo të vijë në Kosovë do të dorëzohet në polici dhe do të japë sqarime për situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat