Xhudisti i talentuar, Jon Kuka, ka arritur sukses të madh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ndihet krenar me suksesin e Jonit, i cili ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane.
“Një lajm i mirë për Kosovën nga Sarajeva!
Jon Kuka 46 kg - medalja e parë në gara zyrtare!
Kupa Evropiane për Shpresa U15
Ndjenjë e mirë e veçantë që Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre, djalin tim Jonin!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.